<

Bursa, Erasmus+

Të dashur studentë,

Në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale midis Universitetit të Arteve Tiranë dhe Akademisë Kombëtare të Arteve të Bukura - Oslo, për studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura ofrohen 6 bursa Erasmus+ për dy workshope intensive, të përshkruara sipas tabelave respektive si dhe tekstit sqarues për secilin kurs.

Për të aplikuar për të qenë midis fituesve, duhet të dërgoni drejt adresës email erasmus.uart@gmail.com:

  • Listën e notave të vitit akademik 2024-2025 dhe mesataren e ponderuar, të shkarkuar nga sistemi PITAGORA e të vulosur pranë sekretarisë së FAB.
  • Një kopje dokumenti që vërteton zotërimin e nivelit B2 të gjuhës Angleze.
  • Portofolin tuaj artistik

Renditja fillon nga mesatarja më e lartë e ponderuar.

Aplikimet e realizuara drejtperdrejt në lidhjet/ adresat https://nettskjema.no/a/571035 dhe https://nettskjema.no/a/571248 do të konsiderohen të paplota nëse nuk do të shoqërohen me dokumentacionin e listuar më sipër. Aplikimet e paplota nuk do të merren parasysh.

Për ata që nuk kanë plotësuar ende formularët përmes lidhjeve të mësipërme, do të duhet t’i plotësojnë brenda afatit përfundimtar të shprehur më poshtë.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është ora 23:59 e datës 14 Dhjetor, 2025.


::: Mbështetja financiare nga Erasmus+:

  • Udhëtimi ndërkombëtar: 360€
  • Kostot e qendrimit: 79€ per day


BËNI KUJDES: Nëse shpalleni fitues, do t’ju duhet të organizoni vetë udhëtimin si dhe sigurimin shëndetësor për kohën që do të jeni në udhëtim.


Për të ndihmuar procesin e plotësimit të formularëve online sipas lidhjeve/ adresave të mësipërme, lutemi të konsultoheni me përshkrimet në lidhjen e mëposhtme.

::: Udhëzues  (pdf)