<

Vizita Zyrtare

Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane në Tiranë më 30, 31 Tetor dhe 1 Nëntor 2009, regjisori dhe dramaturgu Gjerman Stefan Neugebauer, së bashku me dy studentë të regjisë të Fakultetit të Artit Skenik, do të vënë në skenë në Sallën e Akademisë së Arteve një vepër teatrore me temë rënien e Murit të Berlinit, shfaqje kjo që synon të zgjojë edhe interesin e publikut shqiptar.

Në takimin e zhvilluar më 11 Maj me regjisorin dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Tiranë për mirë-realizimin e këtij projekti, u shpreh dhe gadishmëria për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

 

<< Previous  -  Next >>