




Aktivitete - Konferenca mbi Artet dhe Edukimin
Ditën e Mërkurë, 12 Mars, 2025, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli zhvilloi një takim me studentët e ciklit të tretë të studimeve, doktoratë, si dhe me stafin akademik, drejtues të këtyre doktoratave.
Në qendër të takimit ishte Konferenca e Parë Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin cila do të zhvillohet në Universitetin e Arteve në datat 11-12 Qershor 2025.
Në fjalën e tij Rektori inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit në takim, studentë dhe pedagogë, të marrin pjesë dhe të jenë aktivë me punimet e tyre shkencore në këtë konferencë. Gjatë takimit u dhanë edhe sqarime të mëtejshme për pyetje lidhur me aspekte të ndryshme të pjesëmarrjes në konferencë.
FOTO GALERI