<

Vizita në kuadër të Akreditimit, Fakulteti i Muzikës

Në datat 17 dhe 18 Shkurt, në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit të ciklit të parë Bachelor në “Perkusion” dhe Bachelor në “Muzikë Jazz”, u zhvilluan takimet me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm i përbërë nga ekpertet Dr. Sonia Jojic dhe Dr. Dorina Arapi. Takimet ishin pjesë e procedurës së vlerësimit dhe akreditimit të këtyre programeve për herë të parë, me qëllim përmbushjen e standardeve të cilësisë në fushën e perkusionit dhe muzikës jazz.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm u mirëprit nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Erald Bakalli, i cili theksoi rëndësinë e këtij vlerësimi, Dekani i Fakultetit, Prof. Arben Llozi, i cili shprehu mirënjohjen për angazhimin e tyre, si dhe nga Përgjegjësi i Departamentit “Interpretimit”, Prof. Asoc. Elvis Rudi, i cili ofroi një pasqyrë të detajuar mbi zhvillimet dhe aktivitetet e departamentit. Më tej, GVJ pati mundësinë të diskutonte me stafin akademik, studentët, Sektorin Mësimor dhe të Kurrikulave, administratën e fakultetit dhe struktura të tjera mbështetëse në UART, lidhur me përmbajtjen e programeve të studimit, planet mësimore, praktikat e përdorura në mësimdhënie apo edhe mundësitë e zhvillimit të studentëve në kuadër të këtyre programeve.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe aspekte të tjera si infrastruktura e fakultetit dhe universitetit, mundësitë për zhvillim profesional të studentëve dhe përgatitja për tregun e punës, veçanërisht për instrumentistët dhe muzikantët jazz. Po ashtu, ekspertët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit me institucione të tjera artistike dhe mundësitë që ky fakultet ofron për studentët e tij përmes koncerteve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera praktike.


FOTO GALERI