<

Ndërtimi i Portalit të Ri, UART

Universiteti i Arteve, Tiranë, kërkon të ndërtojë portalin e ri zyrtar në internet, i cili do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë, funksionalitetin dhe përvojën e përdoruesve. Ky investim synon të ofrojë një platformë moderne, fleksibël dhe të sigurt, duke përmbushur nevojat e studentëve, pedagogëve dhe publikut të gjerë.

Ky komunikim ka për qëllim mbledhjen e ofertave financiare dhe teknike nga kompani të specializuara, me qëllim qartësimin mbi koston maksimale për projektin, i cili më tej do të tenderohet në portalin zyrtar të prokurimeve publike (www.app.gov.al).


KËRKESAT TEKNIKE & FUNKSIONALE

1. Arkitektura dhe Teknologjia

  • Platformë moderne dhe modulare, e optimizuar për performancë të lartë.
  • Fleksibilitet për zgjerime dhe integrime të reja.
  • Përdorimi i një CMS të fuqishëm (WordPress, Drupal, Joomla, ose një zgjidhje e personalizuar me framework të njohur si Laravel, Symfony, React, etj.). 

2. Funksionalitetet Kryesore

  • Panel administrimi për menaxhim të avancuar të përmbajtjes.
  • Kërkim i avancuar me filtra të personalizueshëm.
  • Kalendari akademik me opsione filtrimi dhe abonimi.
  • Modul lajmesh dhe njoftimesh për komunikim efikas.
  • Navigim intuitiv dhe "breadcrumbs".

3. Integrime dhe Zhvillime të Avancuara

  • Integrim me sistemin akademik PITAGORA.
  • Përputhshmëri me Microsoft Office 365 (Teams, OneDrive, etj.).
  • Integrim me rrjetet sociale të Universitetit.
  • Optimizim SEO dhe analitikët për monitorim të trafikut.
  • Gjatë fazës së konceptimit të dizajnit të portalit, kompania do të duhet të bashkëpunojë ngushtë me Institucionin, duke marrë parasysh natyrën artistike të Universitetit dhe nevojat estetike e funksionale të tij. 

4. Siguria dhe Mbrojtja e të Dhënave

  • Kriptim i të dhënave dhe autentifikim me dy faktorë.
  • Mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike (DDoS, SQL Injection, etj.).
  • Certifikata SSL dhe përputhshmëri me  Ligjin Nr. 124/2024.

5. Performanca dhe Aksesueshmëria

  • Optimizim për shpejtësi të lartë (lazy-loading, caching, CDN).
  • Përputhshmëri me pajisje të ndryshme (desktop, tablet, celular).
  • Standardet WCAG 2.1 për aksesueshmëri.

6. Migrimi i të Dhënave dhe Mirëmbajtja

  • Migrim i sigurt i të dhënave nga portali ekzistues.
  • Plani i mirëmbajtjes për 5 vjet me përditësime të vazhdueshme.
  • Auditim periodik i sigurisë dhe përmbajtjes.

7. Hostimi dhe Analiza e Performancës

  • Portali do të hostohet në serverët e vënë në dispozicion nga Universiteti.
  • Integrim me Google Analytics dhe Google Search Console për monitorimin e trafikut dhe sjelljes së përdoruesve për përmirësime të vazhdueshme.

 

OFERTA

Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:

  1. Përshkrimin teknik të përmbledhur të zgjidhjes së propozuar.
  2. Afatet kohore të zbatimit.
  3. Koston e përgjithshme të zbatimit të projektit.
  4. Portofol të punëve të realizuara.
  5. Përshkrim të përmbledhur mbi garancitë dhe ofrimin e mbështetjes teknike pas implementimit.

Afati për dërgimin e ofertës është deri më 24.02.2025. Të gjitha ofertat do të pranohen përmes email në adresën prokurime@uart.edu.al.


Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni.