Mbledhja e përbashkët, SA - BA
Ditën e martë, më datë 4 shkurt 2025, në orën 12:00, në sallën “Ibrahim Madhi” u zhvillua mbledhja e përbashkët e Senatit Akademik dhe Bordit Administrativ të Universitetit të Arteve.
Në fokus të diskutimit të përbashkët ishte efekti financiar që rrjedh nga titujt “Prof. Asoc. në Arte” dhe “Prof. në Arte”, si dhe propozime në lidhje me mundësitë e mbulimit të këtij efekti financiar.
Në vijim të mbledhjes, me anëtarët e Senatit Akademik u trajtuan pikat e tjera të përcaktuara sipas rendit të ditës.
FOTO GALERI