




Takim i GVB në kuadër të akreditimit - FAS
Në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit të ciklit të parë BSc. në Aktrim, BSc. në Regji, BSc. në Regji Filmi dhe Televizioni, BSc. në Skenografi-Kostumografi dhe BSc. në Koreografi, Sektori Mësimor dhe i Kurrikulës organizoi një trajnim të dedikuar për Grupet e Vlerësimit të Brendshëm të këtyre programeve.
Pjesë e takimit ishte edhe Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli i cili me pjesëmarrjen e tij i dha një dimension edhe më të rëndësishëm angazhimit të universitetit në sigurimin e një arsimimi cilësor dhe të akredituar për të ardhmen e studentëve.
Ky trajnim pati për qëllim përgatitjen e grupeve për realizimin e një vlerësimi të plotë dhe të besueshëm të programeve të studimit, duke i njohur ata me kërkesat e akreditimit dhe procedurat përkatëse. Po ashtu, u diskutuan kriteret dhe standardet që duhen përmbushur për të siguruar një cilësi të lartë akademike në të gjitha programet e studimit.
Ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm për të siguruar që procesi i akreditimit të programeve të jetë i suksesshëm, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të përgatitjes profesionale artistike në fushat e Aktrimit, Regjisurës, Filmit, Televizionit, Skenografisë dhe Kostumografisë dhe Koreografisë.
FOTO GALERI