<

Thirrje për Aplikime - AKKSHI 2025

Hapet thirrja për financimin e projekteve të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) në kuadër të Programeve Kombëtare për vitin 2025.

Fushat Prioritare për Aplikim:

  • Biodiversiteti dhe Mjedisi,
  • Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia,
  • Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore,
  • Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit,
  • Shkencat Sociale dhe Albanologjike,
  • Uji dhe Energjia.

Afatet:

  • Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit në Rektorat pranë zyrës së Zëvendës Rektorit është data 25 Janar, 2025.
  • Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në 4 kopje të shtypura dhe 1 kopje digjitale (USB/CD) në zyrën e Zv. Rektorit në Rektoratit.

Për informacion më të detajuar dhe për të shkarkuar udhëzuesin e plotë, klikoni THIRRJA (pdf) dhe UDHËZUESI (pdf).