Marrëveshja UART - Universiteti i Pejës
Me ftesë të Rektorit të Universitetit "Haxhi Zeka" të Pejës, Prof. Dr. Armand Krasniqi, ditën e premte, datë 22 Nëntor 2024, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli zhvilloi një vizitë pune në këtë universitet.
Gjatë takimit të dy Rektorët theksuan rëndësinë që ka vendosja dhe rritja e mëtejshme e kontakteve institucionale për të hapur mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Arteve dhe Fakultetit të Arteve në Universitetin "Haxhi Zeka" të Pejës.
Në këtë kuadër, midis dy universiteteve u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit nga Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli dhe Rektori i Universitetit "Haxhi Zeka" të Pejës, Prof. Dr. Armand Krasniqi.
Për realizimin e kësaj marrëveshjeje, të dy Rektorët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht në hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe zhvillimin e veprimtarive akademike dhe aktiviteteve artistike.
Kjo marrëveshje, ndjek nënshkrimin e pak ditëve më parë të marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Universitetit të Arteve dhe Universitetin Polis e Universitetin Europian të Tiranës.
FOTO GALERI
<<Kthehu - Tjetra>>