Broshura FAB

Insekt

Aktiviteti zhvillohet nga data 20 Prill 2009 në Atelienë e Grafikës në Akademinë e Arteve me Artistin Grafist Christian Thanhauser dhe i kordinuar nga pedagogu Ardian Isufi.

Ky “Work Shop” konsiston në njohjen dhe përpunimin e teknikës së gdhendjes më dru (Ksilografi) dhe në njohjen e teknikës së vjetër të shtypit të Gutenbergut.
“Insekt” titullohet tema mbi të cilën studentët e ateliesë së grafikës do japin refleksionet e tyre artistike të përshtatura kryesisht në teknikën e ksilografisë, ku vlen për tu theksuar fakti që ata për herë të parë realizojnë pra shtypin në letra grafikë origjinale Japoneze, Gjermane etj.

Synimi kryesor është që nga diskutimet dhe debatet që vijnë si pasojë e shkëmbimit të eksperiencave akademike të formëzohen qëndrime dhe reagime artistike të studentëve duke marrë pikënisjen nga elementë të botës së insekteve dhe të trajtuara në fenomene natyrore apo ekologjike, në histori shoqërore apo sociale, pra gjetja e metaforave që shenjëzohen nga teknika të vjetra dhe tradicionale por në tistin e qëndrimit bashkëkohor.

Ky process hulumtimi do të dokumentohet nga fotografi dhe shkrimtari austriak Frank Tichy dhe Andrea Grill përkthyese dhe shkrimtare të cilët po përgatisin një reportazh për një revistë prestigjoze të artit dhe gjithashtu do të realizohet një dokumentar i shkurtër nga pedagogët e ateliesë së Grafikës Petraq Papa dhe Ilir Kaso, për të fiksuar dhe prezantuar hap pas hapi amplitudën e ngjarjeve dhe situatave të workshop-it.
 

 


“Insekt” – Ekspo do të inagurohet në datën 4 Maj 2009 në Galeria “FAP” në Akademinë e Arteve me Tre seksione.

- Seksioni 1 – Do të prezantohen punimet grafike të Austriakut Christian Thanhauser më një cikël peisazhes rurale në teknikën e ksilografisë.

- Seksioni 2 – Do të prezantojë Grafikat e studentëve të vitit të II dhe të III të përzgjedhura nga puna intensive në work-shop në teknikën e ekspo-grafikës, por edhe nga teknikat të tjera alkternative të Grafikës. Ekspozita “Insekt” sjell rreth 60 grafike studentore të realizuara në një hark kohor 2 javor

- Seksioni 3 – Do të shfaqet dokumentari I realizuar nga pedagogët e grafikës Ilir Kaso dhe Petraq Papa që pasqyron në detaje mbi aktivitetin dhe që evidenton pikat kyçe të punës dhe procesit hulumtues studentor.


Profesor Ali Oseku, Shef i Ateliesë së Grafikës do të mbaje fjalën e rastit për të falenduar për bashkëpunimin me Grafistin Austriak Christian Than Hauser, që pasohet nga fjala e pedagogut Ardian Isufi, për mënyrën si u ngjiz ky aktivitet akademik dhe si u zhvillua e u realizua, ne te njejten kohe duke theksuar shkëmbimin e eksperiencave artistike dhe pedagogjike.


 

<< Previous - Next >>