Rezultatet, konkurset 2024 në UART, Raundi i IV-t
Në zbatim të Udhëzimit të MAS Nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë", Urdhrit të Përbashkët MAS - QSHA - RASH Nr. 112, datë 05.07.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2024-2025” dhe të Urdhrit e përbashket MAS-QSHA-RASH nr. 161 dt. 25/10/2024, "Për disa ndryshime në Urdhrin e përbashkët nr. 112 datë 05/07/2024 "Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2024-2025",
publikohen në vijim listat e konkurrentëve pjesëmarrës në raundin e III-të të konkurseve të pranimit për vitin akademik 2024 - 2025, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
Procesi i regjistrimit kryhet në datën 7 Nëntor, 2024.
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t'u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
- Diplomën e Matuturës Shtetërore dhe certifikatën e notave të printuar nga e-Albania (noterizimi nuk është i nevojshëm), ose fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore, dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese / diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
- Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit.
- Dy fotografi personale në formatin 4x6.
- Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit.