<

Rezultatet e konkurseve të pranimit MASTER, 2024

Afishohen listat e kandidatëve fitues për ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” / “Master i Arteve”, për vitin akademik 2024-2025, të ndara sipas programeve përkatëse të studimit, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara.

Këto të dhëna i gjeni të afishuara edhe në mjediset e Fakulteteve të Universitetit.
 


Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues do të zhvillohet pranë Sekretarisë Mësimore përkatëse në datat 12 deri më 20 Tetor, 2024.