<

Zhvillimi i konkurseve të pranimit, raundi 3

NJOFTIM I RËNDËSISHËM mbi organizimin e konkurseve të pranimit për raundin e III-të të ciklit të parë Bachelor, në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve, të cilat kanë kuota të lira:


Në datat 11-16 Tetor, 2024, kandidatët regjistrohen pranë Fakultetit përkatës, sipas kuotave të lira të shpallura në UALBANIA;

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim, është:

  • Diploma e shkollës së mesme dhe lista e notave e printuar nga e-Albania (vulosur elektronikisht) ose përndryshe Diploma dhe lista e notave e shkollës së mesme e noterizuar,
  • Mandati i pagesës i tarifës së konkurrimit,
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës,
  • Dy fotografi.


Në datat 17-18 Tetor, 2024, zhvillohen konkurset e pranimit në Fakultetet e Universitetit të Arteve, për raundin e III-të.


Për informacion më të zgjeruar ju ftojmë të shfletoni Urdhrin e Rektorit me nr. 39, dt. 10/10/2024 mbi "Marrjen e masave për organizimin dhe administrimin e konkurseve të pranimit raundi i III-të në Universitetin e Arteve".


Falemnderit!