<

Aplikimet Master, 2024

Aplikimet për në programet e studimit të ciklit të dytë të studimeve Master, me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, për vitin akademik 2024-2025, bëhen pranë Sekretarive Mësimore të Fakulteteve deri më datë 04 tetor, 2024.

Kandidati/ ja paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij/ saj dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Diplomën dhe listën e notave/ suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të ciklit të pare të studimeve;
  • Diplomë të Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të njësuar me origjinalin;
  • Formularin e aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr. 2 (të Udhëzimit Nr.12, datë 30.06.2023);
  • Deklaratën sipas shtojcës nr.1;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë); 
  • Dy fotografi personale;
  • Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:



Për detaje të mëtejshme mund të informoheni pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit përkatës.


Falemnderit!