<

Konkurset 2024, Raundi i II-të

Njoftim i rëndësishëm për maturantët/ kandidatët që do të regjistrohen në Raundin e II-të për konkurrim në një nga programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Arteve, Cikli i I-rë Bachelor:

  • Nga data 19 deri më 21 shtator, 2024, maturantët/ kandidatët aplikojnë në portalin UAlbania dhe plotësojnë formularin e preferencave A1, A1Z për përzgjedhjen e programit të studimit;
     
  • Në datat 22 - 23 shtator, 2024, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 kryhet regjistrimi pranë Sekretarive Mësimore të Fakulteteve përkatëse të Universitetit të Arteve, duke paraqitur:

Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës që dërgohet nga portali UAlbania.
 

  • Në datat 24 deri më 26 Shtator, 2024, zhvillohen konkurset e pranimit për Raundin e Dytë në Fakultetet përkatëse në Universitetin e Arteve.
     
  • Në datat 28 deri më 29 Shtator, 2024, konkurrentët fitues në konkurset e pranimit për Raundin e Dytë kryejnë regjistrimin në Fakultetet përkatëse në Universitetin e Arteve.
     

I gjithë kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 112, datë 05.07.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2024-2025".


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:

 

Falemnderit!