<

Prof. Dr. Erald Bakalli dekretohet Rektor i UART

Me Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, emërohet Prof. Dr. Erald Bakalli, Rektor i Universitetit të Arteve.


Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g”, nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 39, pika 8 e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë nga Ministri i Arsimit dhe Sportit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bajram Begaj, më 26 Gusht 2024, dekretoi emërimin e Rektorit të Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli.

 

Dekretimi i Rektorit të ri u realizua pas një procesi të thellë dhe transparent vlerësimi, duke pasur parasysh përvojën e tij akademike dhe menaxheriale, si dhe angazhimin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit që do të drejtojë.

Ne i urojmë suksese Rektorit, Prof. Dr. Erald Bakalli në detyrën e tij të re dhe presim me interes rezultatet e angazhimeve të tij në përmirësimin e arsimit të lartë ne fushën e arteve, në vendin tonë.


FOTO GALERI