Rezultatet, konkurset e pranimit 2024 në UART
Në zbatim të Udhëzimit të MAS Nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë" dhe Urdhrit të Përbashkët MAS - QSHA - RASH Nr. 112, datë 05.07.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2024-2025”,
publikohen në vijim listat e konkurrentëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit për vitin akademik 2024 - 2025, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 112, dt. 05.07.2024, KREU III, Gërma A, pika 2,
Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat 30 gusht deri 13 shtator 2024 (7 faza 48 orëshe; 30-31; 01-02; 03-04; 06-07; 08-09;10-11 dhe 12-13), kohë kur të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në Raundin e Parë dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit në Universitetin e Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në Sekretaritë Mësimore të secilit Fakultet ku kanë konkurruar.
BËNI KUJDES!
Nëse kandidati/ja fitues/e nuk paraqitet në fazën e parë të regjistrimit, në datat 30 deri më 31 Gusht 2024, e humbet të drejtën e regjistrimit, duke i lënë të drejtën e regjistrimit kandidatëve të tjerë fitues të gjendur poshtë vijës së kuqe.
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t'u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
- Diplomën e Matuturës Shtetërore dhe certifikatën e notave të printuar nga e-Albania (noterizimi nuk është i nevojshëm), ose fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore, dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese / diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
- Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit.
- Dy fotografi personale në formatin 4x6.
- Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit.