<

Dhuntia Që Nxiti Fantazinë e Brezave

Çdo aktor ka disa dhunti të veçanta dhe për to mbahet mend, madje ndërton emrin dhe suksesin e tij.

Vera Zheji kishte një zë të rrallë, jo vetëm melodioz, jo vetëm të qashtër e të kulluar si pika e lotit, një zë ku çdo zanore e bashkëtingëllore e shqipes sonë sikur vallëzonin së toku, por edhe aq shprehës, aq komunikues. Aty qe domethënia, intonacioni dhe emocioni i fjalës, aq të përpunuara prej saj.

Të folurit e saj të butë, si të kredhur në një buronjë, ka nxitur fantazinë e fëmijëve shqiptarë të shumë brezave, për të rrugëtuar nëpër ngjarje, bëma e subjekte të mbushura me aventura jete, bamirësi, urtësi dhe mësime morale.

I paharruar do të mbetet kujtimi saj!