<

Aplikantët për konkurrim në UART, 2024

Afishohen listat e aplikantëve për konkurrim në programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve, si më poshtë vijon:


Fakulteti i Muzikës


Fakulteti i Arteve të Bukura


Fakulteti i Artit Skenik

 

Ju ri-sjellim në vëmendje se regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, për të gjitha programet e studimeve të ofruara bëhet pranë sekretarive mësimore duke nisur nga data 12 Gusht, 2024, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.


Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.


Konkurset e Pranimit
 për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë BACHELOR, të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 19 Gusht 2024 deri më datën 23 Gusht 2024.


I gjithë kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 112, datë 05.07.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2024-2025".



Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:



Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni: 
  • Urdhrin e Rektorit Nr.99, datë 11.07.2024, mbi "Marrjen e masave organizative për zbatimin e Urdhrit të Përbashkët Nr. 112, datë 05.07.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2024-2025" në Universitetin e Arteve".

 

Falemnderit!