<

Doktoratë në Arte Skenike, 2024

Sot, më datë 29 Maj 2024, në Lektoriumin e Universitetit të Arteve u zhvillua takimi informues në kuadër të fillimit të procesit dhe njohjes së ciklit të tretë të studimeve “Doktoratë në Arte Skenike”, për vitin akademik 2023-2024, pjesë e Departamentit “Regji – Regji Filmi dhe Tv”, në Fakultetin e Artit Skenik.

Në këtë takim, të cilin e hapi Dekani i Fakultetit të Artit Skenik, Prof. Ilir Martini, morën pjesë Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Kastriot Çaushi, Zv. Rektori për anën mësimore, Prof. Dr. Erald Bakalli, Koordinatori i Programit të Doktoraturës në Departamentin “Regji - Regji Filmi dhe Tv”, Prof. As. Alert Çeloaliaj, si edhe udhëheqësit shkencorë dhe studentët doktorantë të të dyja viteve të ciklit të tretë të studimeve “Doktoratë në Arte Skenike”, 2022-2023 dhe 2023-2024.

Njëkohësisht, gjatë takimit u mbajt edhe një leksion i hapur me temë “Metodologjia dhe orientimi i punimit të kërkimit shkencor”, mbajtur nga Dr. Anxhela Çikopano, e cila mundësoi dhe asistoi në ndihmë të të gjithë studentëve doktorantë për ndërtimin e punës së tyre kërkimore artistike shkencore.


FOTO GALERI