Marrëveshje, Akademia e Shkencave - UART

Ditën e martë, datë 28 maj 2024, në kuadrin e zgjerimit të marrëdhënieve institucionale të bashkëpunimit me institucione arsimore shkencore, në selinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe Universitetit të Arteve.

Marrëveshja ka për qëllim rregullimin e bashkëpunimit ndërinstitucional midis dy institucioneve, si dhe midis strukturave përbërëse të tyre; përcaktimin e prioriteteve themelore të bashkëpunimit dhe mënyrën e zbatimit të tyre, mbështetur në legjislacionin në fuqi e në parime të gjithëpranuara dhe në interesa të përbashkëta.

Të dy institucionet shprehën angazhimin e tyre të bashkëpunojnë për aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta artistike shkencore vendore, rajonale dhe evropiane si dhe të bashkëpunojnë për nxitjen dhe promovimin e studiuesve të rinj në fushën e artit dhe të kulturës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi dhe Rektori i Universitetit të Arteve prof. Kastriot Çaushi.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Vasil S. Tole, sekretari shkencor i kësaj akademie, akad. Shaban Sinani si dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Arteve, prof. dr. Erald Bakalli dhe prof. Arian Paço.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>