<

Njoftim

Në kuadër të promovimit të personelit akademik, shpallet thirrja për shprehje interesi të kandidatëve të interesuar për fitimin e titujve akademikë "Profesor i asocuar" dhe "Profesor", si dhe "Profesor i asociuar në arte" dhe "Profesor në arte".

Kandidatët e interesuar ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit si dhe të dorëzojnë dosjen, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi dhe akteve të brendshme të UART, pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Informacionit-P/A,

nga dita e hënë, dt. 22 Prill 2024, deri më datë 15 Maj, 2024 (për arsye të procesit zgjedhor i cili nis më datë 21 Maj).

Pas procesit zgjedhor do të vijojë dorëzimi i dosjeve të personelit akademik pa afat. 

Sekretariati Teknik i KPPA