Vetëkandidim KE
Në bazë të Vendimit nr. 21, datë 18.04.2024 “Për shpalljen e periudhës së vetëkandidimit për anëtarë të Këshillit të Etikës në Universitetin e Arteve” të Kryetarit të Senatit Akademik të Universitetit të Arteve, shpallet thirrja për shprehje interesi të kandidatëve të interesuar për t’u zgjedhur anëtarë në Këshillin e Etikës.
Anëtarët e personelit akademik dhe studentët e secilit fakultet mund të vetëkandidohen duke dorëzuar dorazi dokumentacionin e nevojshëm (si më poshtë) si dhe duke plotësuar formularin e aplikimit pranë Sekretarisë së Senatit Akademik, në datat 22, 23 dhe 24 Prill 2024.
Çdo anëtar i personelit akademik që do të vetëkandidohet si përfaqësues i fakultetit apo i Senatit Akademik, duhet t‘i bashkëngjisë formularit të aplikimit:
- fotokopje të një dokumenti identifikimi,
- një vërtetim për të dëshmuar se është i angazhuar në mësimdhënie me kohë të plotë dhe se ka të paktën 10 (dhjetë) vite pune në UART,
- kopje të noterizuar të titullit akademik,
- formularin e vetëdeklarimit se është i/e padënuar
- vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi.
Çdo student që do të vetkandidojë, duhet t‘i bashkëngjisë këtij aplikimi:
- fotokopje të një dokumenti identifikimi
- listë e notave
- një vërtetim për të dëshmuar se është student pranë fakultetit përkatës.
Formulari për vetëkandidim si kandidat për anëtar të Këshillit të Etikës (pdf)