<
Kredia Studentore – Java sensibilizuese
Në vijim të komunikimit të mëparshëm në kuadër të hapjes së Thirrjes së Skemës së Kreditimit Studentor nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), për studentët e interesuar, lutemi gjeni bashkëlidhur informacionin mbi matricën e veprimeve të AKFAL lidhur me procesin e garantimit të skemës së kreditimit studentor, për vitin akademik 2023-2024, si dhe prezantimin në power-point.
Sa më sipër, ju bëjmë me dije se do të zhvillohet java sensibilizuese në takime me studentët e 12 IAL -ve publike sipas kalendarit i cili do të përcaktohet në ditët në vazhdim.