<

Aplikime tek AKFAL për kredi studentore

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ka bërë publik njoftimin për studentët me shtetësi dhe vendbanim në shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë publik, të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor.

Sa më sipër, studentët që janë të interesuar të aplikojnë për të përfituar nga skema e kredititmit studentor, ftohen të klikojnë lidhjen AkfalFrontend.



Dokumentacioni përkatës duhet të dorëzohet fizikisht nga studentët pranë AKFAL në adresën: Rruga "Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Për njoftimin e plotë vizitoni adresën:

https://akfal.gov.al/media/filer_public/44/62/44622e99-2b1c-42b0-b76d-cd7bf7b94ad2/njoftim_publik_per_aplikimin_e_studenteve_per_kredine_studentore.pdf