Konstituimi i Këshillit Studentor të UART
Më datë 21 Nëntor në Universitetin e Arteve u mbajtën zgjedhjet studentore për pozicionet e anëtarëve përfaqësues të Këshillit Studentor.
Studentët e çdo viti dhe nga secili Fakultet i UART iu drejtuan kutive të votimit për t’i besuar votën kandidaturës së tyre të preferuar. Pas përfundimit të këtij procesi u konstituuan Këshillat Studentorë të Fakulteteve, si më poshtë:
FAKULTETI I ARTIT SKENIK
- Kejdis Canaj (Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit)
- Blerti Kastrati (Anëtar i Këshillit Studentor të Fakultetit)
- Klajdi Malellari (Anëtar i Këshillit Studentor të Fakultetit)
FAKULTETI I ARTEVE TË BUKURA
- Enea Trimi (Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit)
- Endi Shani (Anëtare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
- Ervis Gjini (Anëtar i Këshillit Studentor të Fakultetit)
FAKULTETI I MUZIKËS
- Krisa Gjika (Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
- Flutura Muratoviq (Anëtare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
- Sara Ceca (Anëtare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe miratimit nga Komisioni Zgjedhor Institucional Studentor (KIZS), më datë 24 Nëntor, anëtarët përfaqësues nga secili Fakultet mbajtën mbledhjen e tyre të parë ku zgjodhën Kryetarin dhe Nënkryetarin e Këshillit.
Enea Trimi fitoi besimin e përfaqësuesve të studentëve nga Fakultetet përkatëse të UART, për të marrë drejtimin e Këshillit Studentor dhe për të organizuar punën e këshillit drejt kërkesave të studentëve të Universitetit.
Në pozitën e nënkryetarit të Këshillit Studentor u përzgjodh Kejdis Canaj.
Nga stafi i UART, përfaqësuesve të studentëve iu bë e qartë se do të kenë mbështetjen nga të gjitha mekanizmat e Universitetit, teksa i pret një punë me përgjegjësi dhe përkushtim.
Konstituimi i Këshillit Studentor të Universitetit të Arteve do të ndihmojë që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më konkret.