Aplikimet Master, 2023
Aplikimet për në programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencor/ Master i Arteve dhe Master Profesional, me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, për vitin akademik 2023 – 2024, bëhen pranë Sekretarive Mësimore të Fakulteteve, deri më datë 04.10.2023.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët për regjistrim përbëhet nga:
- Diploma e ciklit të parë Bachelor ose fotokopje e njësuar me origjinalin;
- Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje e njësuar me origjinalin;
- Formulari i aplikimit sipas formatit të shtojcës Nr. 5 (pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit ku do të aplikoni);
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
- Dy fotografi personale;
- Dokumentin e njohjes së gjuhëve të huaja, të lëshuar nga subjekte të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit;
- Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit.
Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:
Për detaje të mëtejshme mund të informoheni pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit përkatës.
Bashkëlidhur gjeni Kalendarin e pranimeve në ciklin e dytë të studimeve “Master profesional” dhe “Master i shkencave” / ”Master i arteve”, sipas Udhëzimit të MAS Nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë".