Trajnim 22GJ135
Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve, Tiranë, shpall thirrjen për regjistrim në Trajnimin e ofruar për të gjithë mësuesit, në mënyrë të veçantë për mësuesit e muzikës, në modulin “Mësimdhënia e Muzikës për Nxënësit me Aftësi Ndryshe” me kodin 22GJ135.
Trajnimi i ofruar, për herë të parë në institucionin tonë, është akredituar nga Komisioni i Akreditimit të Programeve dhe Moduleve të Trajnimit, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me vendimin Nr.217. prot, datë 20.05.2022.Bazuar në përmbajtjen e modulit, ekspertët tanë, do të sigurojnë për të gjithë mësuesit formimin e duhur, teorik dhe praktik, në trajtimin e nxënësve me aftësi ndryshe si një problematikë e pa adresuar deri më sot në arsimin parauniversitar, sidmos përsa i përket mësimdhënies së muzikës.
Në përfundim të trajnimit të gjithë mësuesit do të marrin çertifikatën e lëshuar nga Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Mënyra e trajnimit:
Trajnimi do të zhvillohet me prani fizike dhe online në datat 27 - 29 Maj 2023.
- Afati i regjistrimit: 11 - 26, Maj, 2023
- Tarifa e regjistrimit: 1,500 Lekë
- Vendi i regjistrimit: Fakulteti i Muzikës, Universiteti i Arteve
- Kreditet e përfituara: 1 Kredit
Për tu regjistruar të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë të dhënat në linkun:
https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/69773?d=05%2F27%2F2023%2000%3A00%3A00
Për më shumë informacion mund të kontaktoni Sekretarinë Mësimore në adresën sekretaria.fm@uart.edu.al.