<

Trajnime në FM

Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve, Tiranë, shpall thirrjen për regjistrim në Trajnimin e ofruar për të gjithë mësuesit e shkollave me orientim artistik, si edhe për mësuesit e shkollave të tjera, në modulin me kodin 22GJ135.

Trajnimi i ofruar për herë të parë është aprovuar me vendimin Nr. 9, prot. 181/1, datë 16.02.2023 të Bordit të Administrimit dhe është akredituar nga Komisioni i Akreditimit të Programeve dhe Moduleve të Trajnimit, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me vendimin Nr.217. prot, datë 20.05.2022.

Bazuar në përmbajtjen e modulit, ekspertët tanë, do të sigurojnë për të gjithë mësuesit formimin e duhur teorik dhe praktik, si pjesë zhvillimit të vazhdueshëm profesional të punonjësve arsimor. Në përfundim të trajnimit të gjithë mësuesit do të marrin certifikatë të lëshuar nga Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve, Tiranë.

  • Mënyra e trajnimit: Trajnimi do të zhvillohet me prani fizik dhe online.
  • Afati i regjistrimit: 24 shkurt 2023 – 14 Mars 2023
  • Tarifa e regjistrimit: 1,500 Lekë
  • Vendi i regjistrimit: Sekretaria mësimore e Fakultetit të Muzikës, Universiteti i Arteve Tiranë
  • Kreditet e përfituara: 1 Kredit

Për tu regjistruar, të gjithë kandidatët duhet të paraqesin:

  • Dokument identifikimi (kartë identiteti/ pasaportë)
  • Mandat pagesë (shkarko pdf)

Për më shumë informacion drejtohuni në adresën email: sekretaria.fm@uart.edu.al.