<

Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës në Vjenë

Pas tre edicioneve të suksesshme, edicioni i IV i Konkursit Ndërkombëtar të Muzikës në Vjenë vjen edhe këtë vit me recitale në “Musikverein dhe Mozarthaus”, me 5 albume digjitale si dhe shumë çmime speciale.

Ftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Muzikës dhe profesionistët e muzikës të të gjitha moshave dhe disiplinave (piano, harqe, frymë, kanto, muzikë dhome - kompozim) që të marrin pjesë.

Konkursi i IV Ndërkombëtar i Muzikës në Vjenë organizohet si një KONKURS ONLINE, në mënyrë që muzikantët të mund të tregojnë të gjithë potencialin e tyre përmes regjistrimeve video.

APLIKONI ONLINE duke vizituar adresën https://www.viennacompetition.com/

AFATI I FUNDIT I APLIKIMEVE: 28 SHKURT, 2023.

Për disiplinat e tjera vizitoni faqen ueb www.viennacompetition.com ose kontaktoni përmes email tek adresa info@viennacompetition.com