<

Takime në kuadër të akreditimit, FAS

Në kuadër të procesit të akreditimit të programeve, në datë 17 dhe 18 Nëntor, në Fakultetin e Artit Skenik janë zhvilluar takimet e radhës me Grupet e Vlerësimit të Jashtëm, për dy programet e studimit, Master i Arteve në “Skenografi – Kostumografi dhe Mësuesi” dhe Master i Arteve në “Koreografi dhe Mësuesi”. 

Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përfaqësuar nga Prof. As. Mariana Sinani, Prof. As. Leticja Gusho, Prof. Rrezeart Galica dhe Prof. As. Zeni Ballazhi, janë ekspertë të fushës të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, të asistuar edhe nga përfaqësuesja e ASCAL, Znj. Majlinda Demirneli. 

Vizitat u realizuan në ambjentet e Fakultetit të Artit Skenik, ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara sipas agjendës së miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm. Takimet u përmbyllën me një vizitë në ambjentet e Universitetit, ku Ekspertët panë nga afër punën, format e mësimdhënies sipas specifikave që ato mbartin, përkushtimin e stafit si edhe ambientet, atelierët, laboratorët apo fasilitetet e krijuara për studentët. 

Gjatë ditës së dytë të takimeve, Grupi i Ekspertëve pati mundësinë të vizitojë edhe Galerinë FAB, ku piktori i mirënjohur Gazmend Leka ka çelur ekspozitën e tij personale. 

Këto takime përmbyllën me sukses dhe me angazhim maksimal procesin e vlerësimit të jashtëm në Fakultetin e Artit Skenik, për 5 programet e studimit të ciklit të dytë Master që ky fakultet ofron. Gjatë gjithë procesit ka patur bashkëpunim shume të mirë ndërmjet GVJ dhe UART, i cili iu përgjigj me rigorozitet të gjitha kërkesave brenda afateve të përcaktuara.


FOTO GALERI