<

Aplikimet Master, 2022

Aplikimet për në programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencor/ Master i Arteve dhe Master Profesional, me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, për vitin akademik 2022 – 2023, bëhen pranë Sekretarive Mësimore të Fakulteteve, deri më datë 18.10.2022.


Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët  për regjistrim përbëhet nga:

  • Diploma e ciklit të parë Bachelor ose fotokopje e njësuar me origjinalin;
  • Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje e njësuar me origjinalin;
  • Formulari i aplikimit sipas formatit të shtojcës Nr. 5 (pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit ku do të aplikoni);
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë); 
  • Dy fotografi personale;
  • Dokumentin e njohjes së gjuhëve të huaja, të lëshuar nga subjekte të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit;
  • Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:


Për detaje të mëtejshme mund të informoheni pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit përkatës.


Bashkëlidhur gjeni Kalendarin e pranimeve në ciklin e dytë të studimeve “Master profesional” dhe “Master i shkencave” / ”Master i arteve”, sipas Udhëzimit të MAS me nr. 10, datë 15.05.2019 "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë (i ndryshuar)".