<

Thirrje e hapur - Realizimi i projekteve filmike UART

Universiteti i Arteve, Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në datën 30.06.2022 kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në mbështetje të programit Kombëtar “Pakti për Universitetin”. 

Ndër të tjera në Memorandumin e Bashkëpunimit palët kanë marrë angazhimin për të vazhduar mbështetjen financiare të projekteve filmike temë diplome të studentëve të vitit të 3-të Bachelor, në Fakultetin e Artit Skenik, Programi i Studimit “Regji Filmi dhe Televizioni”, për vitin akademik 2021-2022.

Në përmbushje të sa më lart, shpallet thirrja publike për përzgjedhjen e shtëpive kinematografike që do të marrin përsipër të realizojnë këto projekte. Shtëpitë filmike do të vlerësohen në bazë të dosjeve të paraqitura nga një Komision Ad-Hoc i ngritur pranë UART dhe QKK me ekspertë dhe profesionistë të fushës.

  • Afati i aplikimeve: 18 - 31 Korrik, 2022.

  • Shpallja e fituesve: 1 Gusht, 2022.


Për më shumë informacion si dhe për t'u njohur me kriteret e aplikimit shfletoni dokumentin e plotë duke klikuar këtu  (pdf).