<

Kampionati i Sporteve për Universitetet Publike

Ditën e premte, datë 03.12.2021 u organizua takimi në kuadër të Kampionatit të Sporteve për universitetet publike në Tiranë. Takimi u zhvillua ndërmjet presidentit të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, Z. Besnik Veliu dhe Kryetarit të Këshillit Studentor të Universitetit të Arteve, Erlind Fusha.

Ky aktivitet ka për mision nxitjen e bashkëpunimit midis studentëve, promovimin e vlerave sportive apo edhe të inkurajojë praktikën sportive në harmoni me frymën universitare.

Në këtë aktivitet studentët e Universitetit të Arteve do të jenë pjesëmarrës në disiplina si mini-futboll/meshkuj, basketboll/meshkuj, hendboll/meshkuj si dhe volejboll/femra.

Ceremonia hapëse e kampionatit do të mbahet ditën e martë, datë 07 Dhjetor në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ku ekipet e basketbollit për meshkuj dhe të volejbollit për femra do të ndeshen me ekipet e Universitetit të Tiranës, ndërsa ndeshja për ekipin e mini-futbollit për djem do të mbahet tek "Kalçeto Peti".

I urojmë studentëve tanë suksese dhe fitore.


Foto Galeri