<

Vizita e GVJ në Universitetin e Arteve

Në datat 22 dhe 23 Nëntor, në Universitetin e Arteve u realizua vizita e planifikuar e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në kuadër të ri-akreditimit periodik institucional.

Gjatë dy ditëve, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm i përbërë nga ekspertë vendas dhe të huaj, të përzgjedhur nga ASCAL dhe nga Bordi i Akreditimit, sipas një agjende të përcaktuar zhvilluan takime pune me Rektorin, Drejtuesit e Lartë të Universitetit, Dekanët e Fakulteteve, Shefat e Departamenteve, Senatin Akademik, Bordin e Administrimit, stafin akademik, personelin ndihmës akademik, Grupin e Vleresimit të Brendshëm, koordinatorin Institucional, studentët, ashtu si edhe me një grup ish-studentësh ALUMNI, artistë me të cilët krenohet i gjithë vendi.

Vizitat u zhvilluan në ambientet e Universitetit të Arteve ku përgjatë dy ditëve u ezauruan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm.

Vizita në Institucion u përmbyll me një tur të ambienteve të Universitetit, ku Ekspertët panë nga afër punën, përkushtimin e stafit, formën e mësimdhënies të çdo Fakulteti sipas specifikave që ato mbartin, si dhe ambientet, sallat e leksioneve, atelieret, lektoriumet, laboratorët, kushtet, mjetet apo fasilitetet e krijuara për studentët.


FOTO GALERI