Rezultatet, raundi III - konkurset 2021 në UART
Në zbatim të procedurave të Udhëzimit Nr. 10, Dt. 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit te dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë”, Udhëzimit Nr. 15, datë 26.05.2020, për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit te lartë”, i ndryshuar, Udhëzimin Nr.17, datë, datë 23.06.2020, për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar, dhe Udhëzimin Nr.11, datë 02.06.2021, për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar,
Publikohen listat e konkurrentëve pjesëmarrës në raundin e III-të të konkurseve të pranimit për vitin akademik 2021-2022, sipas rendit zbritës të fituara sa më poshtë:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 6, datë 25.06.2021,
Procesi i regjistrimit do të kryhet në datë 21 Tetor, 2021, kohë kur të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e tretë dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit të Muzikës të Universitetit të Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës.
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore për t'u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:
- Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme së bashku me listën e notave
- Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit
- Foto pasaporte (2 copë)
Sa i takon masave për t'u zbatuar për distancimin social për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".