<
Konkurset 2021, Raundi i III-të
Më poshtë ju ftojmë të gjeni procedurat e aplikimit për maturantët/ kandidatët që do të aplikojnë ose do të ri-aplikojnë për konkurrim në Raundin III-të në një nga programet e studimit të Fakultetit të Muzikës në UART.
- Maturantët/ kandidatët duhet të aplikojnë duke plotësuar formularin e preferencave (A1, A1Z) në portalin e aplikimit universitar të U Albania.
- Shkarkohet fatura e regjistrimit në portalin U Albania.
- Deri në datën 11 Tetor kryhet pagesa e tarifës së aplikimit në shumën 2000 Lekë, në një nga bankat e nivelit të dytë ose tek Posta Shqiptare.
Maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe/ ose të dytë dhe do të ri-aplikojnë në raundin e tretë, nuk duhet ta kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund.
- Në datat 12-14 Tetor, të gjithë maturantët/ kandidatët duhet të aplikojnë ose të ri-aplikojnë në portalin U Albania për përzgjedhjen e programit të studimit (maksimalisht 10 programe studimi);
- Shkarkohet fatura e regjistrimit për konkurs nga faqja ueb e Universitetit të Arteve (në shumën 2 500 lekë);
- Në datat 15-16 Tetor kryhet regjistrimi pranë Sekretarive Mësimore të Universitetit të Arteve Tiranë për të marrë pjesë në konkursin e pranimit (të gjithë maturantët/ kandidatët e regjistruar në portalin U Albania do të duhet të paraqesin mandatin e pagesës për konkursin e pranimit dhe fotokopje të ID).
Universiteti i Arteve