<

Konkurset 2021, Trojet dhe status i veçantë

Më poshtë ju ftojmë të gjeni procedurat e aplikimit për Kandidatët nga Maqedonia e Veriut, Republika e Kosovës, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci si dhe për kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit dhe kandidatët e komunitetit Rom dhe Egjiptian.

  1. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për t'u regjistruar për konkurrim në një nga programet e studimit të UART, në ciklin e I-rë Bachelor, sipas përshkrimit të sipër-cituar, duhet të ndjekin procedurën e regjistrimit në datat 2-13 Shtator, 2021, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
     
  2. Më datë 14 Shtator, 2021, shpallen listat e kandidatëve të regjistruar për secilin program studimi.
     
  3. Në datat 15-18 Shtator, 2021, do të zhvillohen konkurset e pranimit për secilin program studimi të ofruar nga UART, për ato programe për të cilat ka kuota të miratuara për këto kategori.
     
  4. Më datë 21 Shtator, 2021, shpallen listat e kandidatëve fitues sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor.
     
  5. Kandidatët fitues regjistrohen pranë Sekretarive Mësimore të Fakulteteve në bazë të dokumentacionit të kërkuar në datat 22 Shtator - 03 Tetor, 2021.


Të gjitha procedurat e tjera do të kryhen në zbatim të Udhëzimit Nr. 17, datë 30.07.2019 i ndryshuar, të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sipas Kreut IV/2.


Universiteti i Arteve