<

Rezultatet, konkurset e pranimit 2021 në UART

Në zbatim të procedurave të Udhëzimit Nr. 10, Dt. 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit te dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë”, Udhëzimit Nr. 15, datë 26.05.2020, për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit te lartë”, i ndryshuar, Udhëzimin Nr.17, datë, datë 23.06.2020, për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar, dhe Udhëzimin Nr.11, datë 02.06.2021, për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar.

KREU II, Procedurat e Aplikimit Raundi i Parë, Gërma B, Pikat 7 dhe 8, si dhe Urdhrit të Përbashkët Nr. 6, datë 25.06.2021, KREU II, Gërma B, pika 8,


Publikohen listat e konkurrentëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit për vitin akademik 2021-2022, sipas rendit zbritës të fituara sa më poshtë:
 

 

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 6, datë 25.06.2021, KREU III, Gërma A, pika 1,

Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat 2 deri 15 shtator 2021 (7 faza 48 orëshe; 02-03; 04-05; 06-07; 08-09; 10-11;12-13 dhe 14-15), kohe kur të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në Raundin e parë dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit në Universitetin e Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në Sekretaritë Mësimore të secilit Fakultet respektivisht.


BËNI KUJDES!

Nëse kandidati/ja fitues/e nuk paraqitet në fazën e parë të regjistrimit,

në datat 02 deri më 03 Shtator 2021,

e humbet të drejtën e regjistrimit duke i lënë të drejtën e rregjistrimit kandidatëve të tjerë fitues të gjendur poshtë vijës së kuqe.


Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t'u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:

  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës 
  • Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme së bashku me listën e notave 
  • Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit
  • Foto pasaporte (2 copë)

 

Sa i takon masave për t'u zbatuar për distancimin social për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".