Regjistrimet - Platforma GRADUA
Të dashur studentë të Universitetit të Arteve,
Ju informojmë se Projekti GRADUA (https://gradua.rash.al/), në të cilin Universiteti i Arteve është institucion partner, ka filluar tashmë të tregojë ecurinë e tij pozitive sa i përket avancimit të të diplomuarve shqiptarë. Vendet e para të punës kanë nisur të konfirmojnë efikasitetin e kësaj platforme.
Në javët e fundit të vitit akademik, përpara diplomimit tuaj, nevojitet vëmendje e shtuar për të ardhmen e punësimit tuaj.
Realizoni vetëm 3 hapa pasi të vizitoni adresën
https://gradua.rash.al/stud/registration/Default.aspx?codePla=1&lang=sq
dhe ju do të pajiseni me një CV të formatit Europass, aq shumë e kërkuar, e kompletuar me të gjitha informacionet e nevojshme për të joshur Punëdhënësit potencialë.
- Hapi 1: Regjistrohuni duke vendosur Universitetin ku studioni, Fakultetin dhe nivelin e studimeve, Bachelor apo Master. Plotësoni të dhënat tuaja dhe pajisuni nga platforma GRADUA me kredencialet e aksesit në zonën e rezervuar të saj.
- Hapi 2: Kyçuni në platformën GRADUA me kredencialet tuaja personale të aksesit dhe plotësoni Pyetësorin, i cili shërben për gjenerimin e CV-së tuaj.
- Hapi 3: Printoni CV-në tuaj të gjeneruar nga platforma GRADUA dhe nisni të shfletoni ofertat e punës të shfaqura brenda saj, ku do të mund edhe të kryeni aplikime.
VIDEO - Një histori suksesi e projektit GRADUA
ÇFARË PËRFAQËSON PROJEKTI GRADUA?
Projekti GRADUA, i mbështetur nga Programi ERASMUS+ CBHE, ka realizuar një nga produktet e tij konkretë, Platformën GRADUA e cila u mundëson studentëve të kenë lehtësi kontakti me tregun e punës. Falë regjistrimit në platformën GRADUA, studentët mund të krijojnë CV-në e tyre personale, të certifikuar nga Universiteti përkatës, të kenë qasje të lehtë në informacion mbi mundësitë e punës / praktikës profesionale, të përgjigjen për oferta pune direkt përmes platformës, si dhe të kontaktohen nga kompanitë. Përveç sa më sipër, platforma GRADUA u jep studentëve mundësinë për të vlerësuar përvojën e tyre universitare në sajë të një pyetësori online.
Video 1 - Udhëzuesi i regjistrimit të studentëve në platformë
Pyetësori në platformën GRADUA është i organizuar në seksione të ndryshme si arsimi dhe trajnimet, aftësitë, studimet dhe provimet, aktivitetet e punës të kryera gjatë kohës së studimeve, përvojat jashtë vendit, fakultetet, informacion mbi familjen, si dhe synimet dhe perspektivat e ardhshme. Pasi të keni plotësuar të gjitha seksionet e pyetësorit dhe para se të dorëzoni pyetësorin, do ju shfaqet një tregues i cili evidenton shkallën e përfundimit të secilës nën-njësi. Plotësimi i pyetësorit në masën 75% u mundëson studentëve të shkarkojnë CV-në e tyre në formatin EUROPASS. Eventualisht, platforma mundëson edhe modifikimin e secilës nën-njësi përpara dorëzimit perfundimtar të pyetësorit.
Video 2 - Plotësimi i pyetësorit dhe kërkimi i ofertave të punës
Platforma GRADUA është një mjet inovativ në dispozicion të kompanive, pa ndonjë pagesë, për gjetjen e kandidatit më të mirë. Kompanitë do të kenë mundësi të aksesojnë CV-të online të të diplomuarve, të certifikuara nga universitetet përkatëse, si dhe të kërkojnë dhe të krahasojnë të diplomuarit sipas universitetit, fakultetit dhe programit të studimit duke përdorur në një numër të madh parametrash kërkimi. Gjithashtu, kompanitë mund të publikojnë në platformë ofertat për punë.
Video 3 - Manual mbi përdorimin e platformës nga Kompanitë
Për më shumë informacion rreth projektit, ju ftojmë të vizitoni lidhjen http://uart.edu.al/index.php?id=845.