<

Mirësevini në Universitetin e Arteve

Universiteti i Arteve është institucion publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofron diplomë Universitare në Muzikë, Arte të Bukura, dhe Art Skenik.

I themeluar më 1966, Instituti i Lartë i Arteve bashkoi tre institucione artistike: Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”. Më 1990, me ndryshimet në sistemin arsimor, Instituti i Lartë i Arteve u ngrit në nivel Universiteti dhe u emërua "Akademia e Arteve".

Me VKM nr. 234, date 23.03.2011, u krijua Universiteti i Arteve mbi bazen e Akademise se Arteve, duke ruajtur te pandryshuar strukturen e Fakulteteve.

Universiteti i Arteve ka tre fakultete: 

- Fakultetin e Muzikës
- Fakultetin e Arteve të Bukura 
- Fakultetin e Artit Skenik

Qellimi kryesor i tij eshte të ofrojë arsimim të lartë profesional dhe veprimtari krijuese në fushën e artit dhe të kulturës, të thellojë kualifikimin profesional e shkencor të specialistit të lartë në fushën e artit e të kulturës, si dhe të  kontribuojë në rritjen e standarteve të demokracisë e të qytetërimit . E gjithë rruga mbi 50 vjeçare e Universitetit te Arteve ka qënë një rrugë e shtimit sistematik të specialiteteve, si dhe vitet e fundit implementimi i Kartës së Bolonjës.

Pranimet ne Universitetin e Arteve bëhen vetem me anë të konkurimit, kriteret e të cilit kanë specifikën e tyre në lidhje me specialitetin e kerkuar. 

Trupa mësimdhënëse dhe bashkëpunëtorët e Fakulteteve janë emra të mirënjohur në fushat ku operojnë – muzikantë, piktorë, skulptorë, regjisorë teatri dhe filmi-televizioni, aktorë, skenografë dhe koreografë - me njohuri të gjera teorike dhe praktike. Shumica prej tyre kanë marrë çmime artistike për kontribute të veçanta dhe punë krijuese.

Ambientet e Universitetit te Arteve si studiot, atelieret, lektoriumet, Salla e Madhe e Koncerteve, Salla “Çesk Zadeja”, Teatri Eksperimental “Black Box”, Galeria e Fakultetit te Arteve te Bukura dhe Biblioteka, krijojnë një marrëdhënie interaktive, ku studentët kanë mundësinë të studiojnë në një mjedis të specializuar dhe angazhohen në punë krijuese. Artistët e përgatitur në këtë institucion përbëjnë një forcë gjeneruese në jetën kulturore Shqiptare.

Lidhjet me shkolla dhe Akademi të Artit në Evropë e më gjerë, të qënit e anëtaresuar në Organizata Ndërkombëtare të Institucioneve të Artit, pjesëmarrja aktive ne aktivitete e workshop-e ndërkombëtare, kanë kontribuar në futjen dhe përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies.

Forcimi i lidhjeve institucionale me Akademi dhe Universitete Evropiane të Artit është prioritet i stadit aktual të Universitetit te Arteve.

 

Adresa postare:

Universiteti i Arteve
Bulevardi “ Dëshmoret e Kombit”, Sheshi "Nënë Tereza”,
Tiranë, ALBANIA

 www.uart.edu.al