<

Sektori i Teknologjisë së Informacionit

Sektori i Teknologjise se Informacionit, nën drejtimin e Rektorit, studion dhe drejton punën mbi krijimin e rrjetit informatik fizik dhe valor të Universitetit të Arteve (në bashkëpunim me Sektorin e Investimeve dhe Sektorin e Shërbimeve), në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat që i paraqiten nga Rektorati. Sektori i TI studion, zhvillon dhe zbaton sisteme të përmbajtjes së informacionit me bazë komerciale apo me bazë "kod në burim i hapur", sipas natyrës së nevojave Institucionale.

Menaxhon rrjetin informatik fizik dhe valor te Institucionit me të gjitha elementet perberese te tij. Kryen mirembajtjen e elementëve hardware dhe software të njësive kompjuterike të institucionit. Përgjigjet për shpërndarjen e shërbimit të internetit brenda Institucionit. Administron sistemin elektronik të menaxhimit të studentëve dhe kurrikulës në bashkëpunim me Qendrën Ndëruniversitare të Shërbimeve. Menaxhon faqen zyrtare web të Institucionit, krijon mundësi teknike për pasurimin e saj. Menaxhon adresarin email të Institucionit. Menaxhon faqet e Institucionit në rrjetet sociale. Sipas kërkesave mbështet me elementë të TI në realizimin e aktiviteteve të veçanta të Universitetit të Arteve. Kryen kontrolle periodike, raporton me shkrim në Rektorat.

Bën propozime në lidhje me investimet dhe shpenzimet në kuadër të mbarëvajtjes dhe zhvillimit të infrastruktures së TI në Institucion. Harton specifikimet teknike kontraktuale të shërbimit të internetit dhe mbikqyr realizimin e ketij sherbimi. Harton specifikimet teknike kontraktuale të shërbimit të hostimit të faqes zyrtare web të Institucionit dhe mbikqyr realizimin e këtij shërbimi. Mban kontakt me kompanitë e kontraktuara për problemet teknike të lidhura me teknologjinë e informacionit.

 

Erjon SULAJ
Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit

Tel: +355 68 900 2405
Email