<

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

Sektori i Mardhënieve me Publikun është burim primar i të gjitha formave zyrtare të informimit të publikut. Përmes komunikimit me opinionin publik synon të ofrojë njohje më të mirë, të të gjitha aspekteve, të funksionimit, të Universitetit, gjithnjë duke u bazuar në informacion të besueshëm, të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Qëllimi dhe misioni i Sektorit të Mardhënieve me Publikun është krijimi, mirëmbajtja dhe mbrojta e reputacionit të institucionit, rritja e prestigjit dhe prezantimi i një imazhi pozitiv. Krijimi i vullnetit të mirë duke përfshirë funksione të tilla si marrëdhëniet me studentët, punonjësit dhe me komunitetin. Gjithashtu kjo degë ka për detyrë të bëjë transparente dhe në mënyrë objektive dhe korrekte punën dhe aktivitetet e UART përpara mediave, rrjeteve sociale dhe opinionit publik duke bërë të prekshme çdo aktivitet akademik dhe krijues të këtij Universiteti.

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun ka për detyrë pritjen e publikut, studenteve, personelit administrativ dhe atij akademik duke i ofruar informacionin e nevojshëm lidhur me Vendime/ Udhëzime të ardhura nga MAS, Urdhra te dala nga Rektorati që kanë të bëjnë me procesin mësimor e organizativ etj., gjithashtu jep informacion mbi aktivitetet akademike dhe krijuese të zhvilluara ose që janë të programuara për t’u zhvilluar në UART.

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun administron, përpunon sipas nevojave (redakton, selekton, përkthen nga gjuha shqipe ne te huaj dhe anasjelltas), materialet e dërguara nga Fakultetet e UART, FAB, FM, FAS, Galeria FAB, Zyra e Informacionit, Dega Mësimore, duke ia percjellë më pas Degës së IT-së, për të bërë të mundur pasqyrimin e të gjitha aktiviteteve akademike dhe krijuese të personelit akademik dhe studentëve në rrjetet sociale të UART: Facebook, Google+, Linkedin, Youtube, etj.

Asistentja e Rektorit ka për detyrë dhënien e asistencës së duhur në funksion të përmbushjes së detyrave dhe angazhimeve të Rektorit të universitetit.
 

Zigrida SULAJ
Specialiste, Sektori i Marredhenieve me Publikun / Asistente e Rektorit

Tel: +355 42 225 488
Email