




Presidenti i EUSA në UART
Ditën e mërkurë, më 30 Prill, 2025, Presidenti i European University Sports Association (EUSA) Z. Adam Roczek, i shoqëruar nga Presidenti i Federatës së Sportit Universitar, Z. Besnik Veliu, zhvilloi një vizitë kortezie në Universitetin e Arteve.
Në këtë takim, Z. Roczek u prit nga Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli dhe Zv. Rektorët, Prof. Arian Paço dhe Prof. Asoc. Dorian Çene. Gjatë takimit u diskutua mbi forcën jashtëzakonshme që ka Sporti për të bashkuar njerëzit, zhvilluar aftësi të reja dhe nxitur një ndjenjë kolektive për arritjen e qëllimeve, si dhe për nxitjen e mëtejshme të promovimit të Sportit Universitar.
Gjatë takimit u ra dakord që të forcohen më tej lidhjet dhe bashkëpunimi institucional midis Universitetit të Arteve dhe Federatës së Sportit Universitar, si anëtare e European University Sports Association.
FOTO GALERI
<<Kthehu - Tjetra>>