Përfaqësuesit e Ambasadës së Polonisë në UART
Ditën e Enjte, më 13/03/2025, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli, priti në një takim pune Z. Wojciech Unolt, i Ngarkuar me Punë i Republikës së Polonisë në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushat e artit dhe edukimit midis Universitetit të Arteve dhe institucioneve të arsimit të lartë simotra në Republikën e Polonisë.
Në këtë takim Z. Wojciech Unolt shoqërohej nga Znj. Kamila Grzybowska-Kisiel dhe Znj. Magdalena Łasa.
Në takim morën pjesë edhe dy Zëvendësrektorët e UART, Prof. Arian Paço dhe Prof. Asoc. Dorian Çene.
FOTO GALERI
<<Kthehu - Tjetra>>