<

Tarifa e shkollimit

Ne zbatim te Ligjit Nr. 9741, date 21.05.2007 "Per arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar, VKM nr.517, date 1.8.2014, "Per kuotat e pranimit te studimeve me kohe te plote ne institucionet publike te arsimit te larte, ne ciklin e pare te studimeve, ne programet e studimeve jouniversitare Profesionale dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, si dhe tarifat e shkollimit, per vitin akademik 2014 - 2015", nenit 39, te Statutit te Universitetit te Arteve:

  1. Studentet e ciklit te pare me kohe te plote te studimeve, per vitin akademik 2014-2015, ne Fakultetet e Universitetit te Arteve, pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2014-2015, do ta paguajne si vijon:

    a) Kesti i pare - te paguhet nga studentet ne masen 50% te tarifes totale deri ne daten 15 dhjetor 2014;

    b) Kesti i dyte - te paguhet nga studentet edhe 50% i tarifes totale te mbetur, brenda dates 31 Mars 2015;
     
  2. Studentet, e cilesuar ne baze te rregulloreve te UART, ngeles / perserites, i nenshtrohen tarifes vjetore te shkollimit per vitin akademik 2014-2015.


Ne zbatim te Ligjit nr. 9741, date 21.05.2007 "Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar, VKM nr.668, date 15.10.2014, "Per kuotat e pranimit e tarifat e shkollimit ne institucionet publike te arsimit te larte per programet e studimeve te ciklit te dyte me kohe te plate, "Master Profesionat" dhe "Master i Shkencave" apo "Master i arteve te Bukura", per vitin akademik 2014 ~ 2015, nenit 39, te Statutit te Universitetit te Arteve:

  1. Studentet e ciklit te dyte me kohe te plote, viti i pare, "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" apo "Master i Arteve te Bukura", ne Fakultetet e Universitetit te Arteve, pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2014-2015, do ta paguajne si vijon:

    a) Kesti i pare, te paguhet nga studentet deri ne masen 30% te tarifes totale dhe paguhet menjehere me regjistrimin e studentit ne programin perkates te studimit, bazuar kjo ne VKM perkatese;

    b) Kesti i dyte, te paguhet nga studentet deri ne masen 20% te tarifes totale brenda dates 31 Mars 2015.
     
  2. Studentet e ciklit te dyte me kohe te plote, viti i dyte. "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" apo "Master i Arteve te Bukura", ne Fakultetet e Universitetit te Arteve, pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2014-2015, do ta paguajne si vijon:

    a) Kesti i pare, te paguhet nga studentet deri ne masen 50% te tarifes totale te mbetur nga viti i meparshem deri me 15 dhjetor 2014;

    b) Kesti i dyte, te paguhet nga studentet edhe 50%, e tarifes se mbetur, deri ne daten 31 Mars 2015.
     
  3. Pas perfundimit te kohezgjatjes normale te programit te studimit, studentet, te cilet nuk e kane perfunduar ende programin perkates dhe nuk kane shlyer te gjitha provimet e parashikuara ne ate program studimi deri ne perfundim te vitit akademik, konsiderohen studente ngeles / perserites. Per lendet perseritese, studentet paguajne çdo vit akademik dyfishin e tarifes per kredit e parashikuar.

    Percaktimi i siperpermendur do te aplikohet per vitin akademik 2014 -2015 e ne vazhdim, gjithashtu edhe per te gjithe studentet e regjistruar ne vitet akademike te meparshme, te cilet nuk kane perfunduar programet perkatese te studimeve dhe do te jene perserites.