Bashkëpunimi UART - AIK

Më 6 shkurt 2025, Universiteti i Arteve (UA) dhe Agjencia e Industrisë Kreative nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, duke hapur horizonte të reja për studentët dhe stafin akademik.

Ky partneritet synon të forcojë lidhjen mes arsimit dhe industrisë kreative, duke u ofruar studentëve dhe pedagogëve mundësi konkrete për t’u angazhuar në projekte inovative dhe kërkime shkencore me mbështetje institucionale.

Falë kësaj marrëveshjeje, idetë dhe projektet e studentëve dhe pedagogëve do të kenë një platformë më të gjerë për zhvillim dhe realizim, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë kreative. Të dyja palët shprehën mirënjohjen e tyre për këtë hap të rëndësishëm.


FOTO GALERI



<<KthehuTjetra>>