Thirrje për aplikime
Fakulteti i Muzikës - Universiteti i Arteve, Tiranë dhe Konservatori i Muzikës “Giuseppe Tartini”, Trieste, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në kuadër të programit Erasmus+ (Mobility for learners and staff –Higher Education Student and Staff Mobility), në të cilin parashikohet shkëmbimi i pedagogëve (dy) prej secilit institucion.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, për vitin akademik 2016-2017 pedagogët me kohë të plotë pranë Fakultetit të Muzikës mund të aplikojnë për shkëmbim eksperience/trajnim (mundësisht edhe koncert) pranë Konservatorit “Giuseppe Tartini” të Triestes, sipas kushteve të mëposhtme:
- Kohëzgjatja 5 ditë;
- Bursa mujore përcaktohet sipas Erasmus + dhe Agjencisë Kombëtare Italiane (referojuni dokumentacionit online);
- Prioritet do te kenë kandidaturat poshtë moshës 50 vjeç;
- Aplikanti/ja duhet të kenë njohuri shumë të mira (minimalisht niveli B1) të gjuhës angleze ose italiane;
- Aplikanti/ja duhet të jetë titullar i lëndës speciale.
Aplikanti/ja duhet te paraqesë:
- CV
- Letër Motivimi
- Dëshmi të gjuhës së huaj
- Format aplikimi (kliko për të shkarkuar)
Afati përfundimtar i aplikimit është data 11 Mars 2016. Aplikimet dorëzohen pranë Sekretarisë mësimore të Fakultetit të Muzikës.
Për informacion të mëtejshëm vizitoni: www.conservatorio.trieste.it